
Policia e Tiranës është ende në ndjekje të 39-vjeçarit Sadik Llani, autorit të vrasjes së 27-vjecarit Ardian Baloshi. Nëpërmjet verifikimit të kamerave të sigurisë, policia ka arritur ta gjurmoje itinerari e tij drejt Liqenit të Bovilles. Forcat RENEA kanë kryer kontrolle mbrëmjen e djeshme në rreth 15 objekte por nuk kanë zbuluar gjurmë të 39-vjeçarit. Krahas zonës së Liqenit të Bovilles policia ka kryer kontrolle edhe në zonën malore të Krujës.
Kontrollet e Reneas do të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme.
Policia ka gjetur makinën e autorit te braktisur pranë Liqenit te Bovilles, por brenda makinës nuk jane gjetur sende te kundraligjshme. Per zbardhjen e kësaj ngjarjeje policia ka marrë në pyetje 8 persona, por nuk kanë dhënë detaje për grupin hetimor.
and then