Zhdukja e Eglant Koçit në Tiranë, publikohet fotoja e autorit të dyshuar Armand Shakaj

Policia e Tiranës po vijon me intensitet të lartë hetimet dhe kërkimet në terren për zbardhjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së 34-vjeçarit Eglant Koçi, ngjarje e ndodhur më 4 qershor.

Së fundmi, është zbuluar edhe fotoja e një prej personave kryesorë të dyshuar për këtë ngjarje të rëndë. Ai është 41-vjeçari Armand Shakaj, i cili është shpallur zyrtarisht në kërkim nga autoritetet si autori i dyshuar që mendohet se ka rrëmbyer të riun. Ndërkohë, kujtojmë se për këtë rast është vënë më herët në pranga shtetasi Enea Zyferi.

  • foto galeri

Blutë e kryeqytetit kanë sqaruar se përmes veprimeve të thelluara hetimore është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i motorit me të cilin lëvizte 34-vjeçari Eglant Koçi. Ekspertët kanë ushtruar kontrolle të rrepta në ambientin ku i riu dyshohet se ka hyrë për herë të fundit, si dhe në disa lokacione të tjera, por deri më tani ai nuk është gjetur.

Sipas rindërtimit të skenës nga policia, nga ky ambient ka dalë më pas autori i dyshuar, Armand Shakaj, i cili dyshohet se e ka transportuar 34-vjeçarin me një automjet. Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se autori është kujdesur të zhvendosë edhe motomjetin e viktimës nga vendi ku ishte parkuar fillimisht, me qëllim humbjen e gjurmëve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×