“Mezi po presim nisjen”, Völler për Gjermaninë: Entuziasmëm i madh, Neuer është gati

Kombëtarja e Gjermanisë është gati për nisjen e aventurës në Kupën e Botës dhe atmosfera në kampin gjerman duket më pozitive se kurrë. Drejtori sportiv i Federatës Gjermane të Futbollit, Rudi Völler, deklaroi se lojtarët mezi presin të zbresin në fushë dhe të nisin rrugëtimin e tyre në turne.

“Mund ta vërej – si dje në darkë ashtu edhe sot në mëngjes: sigurisht që ata do të donin të fillonte menjëherë. Sa më shpejt, aq më mirë,” tha Völler pasi ekipi gjerman u stërvit në kampusin e Wake Forest University në Winston-Salem, në juglindje të shtetit amerikan të North Carolina.

Lajm i mirë për “Pancerat” është edhe rikthimi i Manuel Neuer. Portieri veteran është stërvitur normalisht dhe nuk ka shfaqur probleme me dëmtimin e fundit në pulpën e këmbës së majtë. Trajneri Julian Nagelsmann pritet t’i besojë atij vendin e titullarit në sfidën hapëse kundër Curaçaos. “Asgjë nuk e shqetëson atë. Gjithçka po shkon mirë. Ai është rikthyer me ekipin,” tha Völler për portierin rekordmen.

Nga kampi gjerman vijnë sinjale pozitive edhe për gjendjen fizike të skuadrës. Të gjithë futbollistët janë në dispozicion të trajnerit dhe po stërviten pa probleme, një element që konsiderohet thelbësor për një turne të këtij niveli.

Gjermania ndodhet në grup me Curaçaon, Bregun e Fildishtë dhe Ekuadorin. Katër herë kampionët e botës e nisin këtë edicion me moral të lartë, pasi vijnë pas nëntë fitoresh radhazi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×