
Një ngjarje e rëndë është gruaja e regjistruar në Lungomares në Vlorë, ku një grua rreth 28 vjeç ka rënë nga kati i shtatë i një pallati.
Sipas informacioneve paraprake, ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes dhe po hetohet nëse e reja është hedhur vetë apo ka rënë aksidentalisht nga lartësia.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se pemët e ndodhura poshtë pallatit kanë amortizuar fillimisht rënien, duke bërë që 28-vjeçarja të transportohej me shenja jete drejt spitalit. Megjithatë, ajo nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Ende nuk ka një version zyrtar mbi shkaqet që çuan në këtë ngjarje.
and then