I pandehur për shkeljen e barazisë në tendera, kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai paraqitet në SPAK

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK.

Isai është marrë i pandehur per akuzën e shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike.

Ai akuzohet konkretisht për “Shkelje të parimeve të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”.

Sipas kallëzimit ndaj tij, pas hetimeve mbi tenderat e organizuar nga Bashkia Kolonjë, është konstatuar se shumica e tyre janë të shënuar me “flamur të kuq”, pasi ndarja e tyre rezulton e paracaktuar.

Gjithashtu, theksohet se punimet e realizuara për këto tendera nuk janë përfunduar me cilësi apo sipas projekteve të miratuara nga Autoriteti Kontraktor.

Një rast konkret që përmendet është rikonstruksioni i digës së Rezervuarit të Gjonçit dhe ndërtimi i pritave malore në fshatrat e Bashkisë Kolonjë, gjatë vitit 2023.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×