“Fikën” yjet e Turqisë, Australia i jep leksion në Botëror

Australia e ka nisur mbarë Botërorin duke marrë një fitore shumë të rëndësishme kundër Turqisë. Australianët i befasuan turqit duke iu shënuar dy gola.

I pari erdhi nga Irankunda në të 27′ dhe sfida u vulos në të 75′ nga Metkalfe. Skuadra e drejtuar nga Montela nuk mund të bënte asgjë pavarësisht se në fushë pati yjet si Arda Gyler, Kenan Jildiz apo Hakan Çalhanoglu.

Me këtë triumf të madh ekipi i Popoviç pozicionohet në vendin e dytë të grupit D dhe është me pikë të barabarta me SHBA.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×