“Ndeshja mund të shkonte 3-0 për Marokun”, Duro: Brazili hasi vështirësi, shumë shpejt për të folur

Trajneri i njohur, Shpëtim Duro analizoi në “Botërori Amerikan” në News 24, barazimin 1-1 në Botëror mes Brazilit dhe Marokut.

“Brazil-Marok/ Në pjesën e parë, Maroku luajti mirë. Ndeshja mund të shkonte 3-0. Më pas pati ekuilibrat, skuadrat po mendonin që mos të humbisnin ndeshjen.

Ancelotti tha që nuk ishte keq barazimi, pasi mund të humbiste. Janë ndeshjet e para, kampionati botëror është i gjatë. Nuk vendoset gjithçka nga një ndeshje.

Të shikojmë si do shkojnë gjërat. Brazili është Brazil, i ka të gjithë mundësitë për të bërë mirë. Ancelotti i ka parë mirë gjërat”- tha ai.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×