Aksidenti në Rrugën e Kombit/ U përplas nga një makinë, ndërron jetë rrugës për në spital 46-vjeçari

Një aksident është shënuar në aksin rrugor Rreshen-Reps rruga e Kombit. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:45.

Automjeti me drejtuese shtetasen kosovare N. R. ka përplasur shtetasin K. A., rreth 46 vjeç, këmbësor. Si pasojë është dëmtuar 46-vjeçari i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.
Drejtuesja e automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×