“Pika e fortë e Gjermanisë është…”, Ahmati: I shton bukurinë Botërorit, ja kush është lojtari më i rëndësishëm…

Gjermania e nisi me një fitore 7-1 Botërorin, ndaj Curacaos. Trajneri i njohur, Julian Ahmati, tha në Botërori Amerikan në News 24 se Panzerat kanë një ekip cilësor dhe se forcë kryesore kanë grupin. Për Ahmatin, Gjermania mund të jetë një nga pretendentët.

“Po ta shikosh manovra sulmuese është shumë e konsoliduar. Në grupe lejohen disa gjëra, por më pas jo. Gjermania është një ekip që ka dhënë gjithmonë maksimumin, i jep bukurinë këtij kompeticioni.

Havertz? Ai është lojtar i rëndësishëm për Gjermaninë. Ai është i nivelit të lartë. Forca e Gjermanisë është tek grupi dhe sa herë ka patur një grup të mirë, ka ecur përpara. Cilësitë individuale ia rrisin nivelin skuadrës”- tha ai.


 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×