Përplasi mjetin lundrues me skafin e policisë dhe humbi jetën! Detaje nga aksidenti në Ksamil, Albiano Kreçi i diagnostikuar me diabet, sapo kishte injektuar insulinën dhe…

Detaje të reja nga aksidenti i ndodhur ditën e djeshme në Ksamil, ku humbi jetën 22-vjeçari Albiano Kreçi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 të ditës së hënë në Gjirin e Ksamilit. 22-vjeçari Albiano Kreçi, ka qenë i diagnostikuar që prej moshës 15-vjeçare me diabet dhe dy vitet e fundit merrte insulinë. Ditën e djeshme para se të hipte në mjetin lundrues kishte marrë insulinë.

Kjo sipas bluzave të bardha ka ndikuar në humbjen e kontrollit nga ana e 22-vjeçarit. Videoja e publikuar nga momenti i përplasjes me skafin e policisë është marrë nga një velierë e huaj e stacionuar në gjirin e Ksamilit.

Trupi i 22-vjeçarit është dërguar në Tiranë në mjekësinë ligjore. 22-vjeçari Albiano Kreçi ishte vëllai i vetëm mes dy motrave.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×