Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, fuaristrada përplaset me kamionçinën, dy persona përfundojnë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në autostradën Fier–Lushnjë, në zonën e rrethrrotullimit të Kolonjës, në kahun e lëvizjes drejt Lushnjës.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip fuoristradë është përplasur me forcë nga pas me një kamionçinë. Si pasojë e goditjes së fortë, dy personat që udhëtonin në fuoristradë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Lushnjës.

Burime nga spitali bëjnë me dije se të lënduarit ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave. Sipas të dhënave të para, dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po lëvizte fuoristrada, e cila në hyrje të rrethrrotullimit ka goditur nga pas kamionçinën.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×