“Argjentina dhe Franca, ekipe kompakte”, Duro vlerëson Messin: Jo vetëm shënon, por jep kontribut të madh në skuadër (VIDEO)

Botërori nisi me spektakël që në ndeshjet e para. Franca mori tre pikët e para pas fitores 3-1 ndaj Senegalit, ndërsa më vonë Argjentina dominoi Algjerinë me rezultatin 3-0, falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme të Messit, i cili realizoi të tre golat e takimit. Trajneri Shpëtim Duro bëri analizën e tij në Botërori Amerikan.

“Messi është i kompletuar, nuk ka patur asnjë që ka fituar siç ka fituar ky. Është shumë e vështirë të arrihet. Messi jo vetëm që shënon, por jep edhe asiste. Ai me siguri është mërzitur kur u largua nga fusha, pasi do donte të shënonte më shumë.

Unë pashë Argjentinën, në fazën sulmuese ishin perfekt, në mbrojtje ishin perfekt. Këto janë ekipe kompakte. Të njëjtën gjë mund të them edhe për Francën”- tha Duro.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×