Rrjeti i kokainës pastronte paratë me resorte luksoze në jug, dalin fotot e Artur Shehut nga takimi i famshëm në Aruba, Belgjikë dhe…

Dalin fotot e Artur Shehut nga takimet e tij të famshme ku bënte ‘biznes’, personazhi kontrovers që po hetohet edhe për skemën e tjetërsimit të pronave në Zvërnec, ku do të investonte për ndërtimin e një resorti luksoz Jaresh Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.

Shehu nuk është arrestuar, pasi jeton prej afro 3 dekadash në SHBA. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për Ëeb detaje nga dosja hetimore e SPAK, ku dokumentohen dhe takimit e Shehut në Majorka, Aruba dhe në Belgjikë. Në tre pamje, shfaqet Shehu duke u takuar me Bashkim Osmanin dhe Adrian Ramën. Po ashtu në Lipal të Majorkës, Artur Shehu është takuar me Morinën dhe Ismailajn.

KUSH ËSHTË ARTUR SHEHU DHE RRJETI I TIJ KRIMINAL
Në kërkim është shpallur Artur alias Luçiano Koçeku që drejton një grup ndërkombëtarë trafiku droge bashkë me vëllezërit e tij. Koçeku prej vitesh ka bazën në Dubai. Grupi trafikonte kokainë nga Kolumbia, Ekuadori, Bolivia, Surinam, Paraguai, Uruguai, Porto-Riko e Brazil drejt Europës. Paratë që fitoheshin nga shitja e kokainës në vende të ndryshme të Europës, pastroheshin në Shqipëri.

Për dyshimet për pastrim parash është firmosur masë arresti për Ilir Shtufin, që ishte njeriu i Koçekëve dhe investonte në ndërtim, ndërsa u arrestua biznesmeni Orest Sota. Një tjetër grupim drejtohej nga Renato Hamzai, lidhje e Artur Shehut, i pranishëm në takimin e shumëpërfolur të Arubës, ku bosët e krimit u bënë bashkë dhe biseduan për çështje kriminale. Shehu pastronte para përmes vëllezërve Erion e Adrian Rama, nipat e Fatmir Ramës i njohur si Miri i Xhikes, i ekzekutuar në 9 mars 2003 në kompleksin luksoz Kartodromi, si dhe Leonard Bishajtr i njohur si Coco. Orgest Bircaj, pronari i kompanisë Top Seven përfundoi në pranga. Ai e përdorte kompaninë për trafikun e drogës. Në kuadër të të njëjtin aksioni është dërguar në arrest shtëpie Edmond Jaupi. SPAK sekuestroi miliona euro pasuri të Kocekëve, vëllezërve Rama, si dhe Ilir Shtufit apo personave të bashkëlidhur me të. Anëtarët e organizatës kriminale kishin investuar në ndërtimin e resorteve luksoze në jug të vendit. Ndërsa kishin fituar leje ndërtimi për resorte të reja.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×