Dhunuan çiftin e bashkëshortëve në Fushë Arrëz, identifikohen dhe shpallen në kërkim disa persona. Shkak i konfliktit dyshohet…

Një person është shpallur në kërkim dhe po punohet për identifikimin e 4 shtetasve të tjerë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në ngjarjen e ndodhur në Fushë Arrëz.

Ngjarja ndodhi në fshatin Arst. Autorët u zunë pritë në rrugë dhe dhunuan Skënder Nikën dhe Bardhe Nikën, ku më pas i kanë ushtruar dhunë fizike çiftit.

Mësohet se në kërkim është Kristian Bala, pasi kërcënoi edhe djalin e çiftit Nika.

Konflikti dyshohet për ndarjen e territoreve për mbledhjen e dredhëzave.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×