U kap me armë zjarri, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë/ Në banesë iu gjet kallashnikov, “AK-47”

Finalizohet operacioni i koduar “Guns”. Në pranga ka rënë një 43-vjeçar për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Allgjatë, Vaqarr, u gjetën 1 armë zjarri (kallashnikov, AK-47), 2 krehra dhe 81 fishekë kallashnikovi, si dhe 1 armë gjahu me 24 fishekë, që posedoheshin pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë;

Mbante në banesë, në fshatin Allgjatë, 2 armë, 2 krehra armësh dhe qindra fishekë, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari.

Sekuestrohen 1 kallashnikov, 1 armë gjahu, krehrat dhe municioni.

Si rezultat i një hetimi të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, me synim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të një shtetasi të dyshuar për posedim të kundërligjshëm të disa armëve, u finalizua operacioni i koduar “Guns”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. A., 43 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Allgjatë, Vaqarr, u gjetën 1 armë zjarri (kallashnikov, AK-47), 2 krehra dhe 81 fishekë kallashnikovi, si dhe 1 armë gjahu me 24 fishekë, që posedoheshin pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×