
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër, ku një person është gjetur i pajetë në ujërat e liqenit të Viroit.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është 62-vjeçari Besnik Koka, i cili nuk ka shenja dhune.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në liqenin e Viroit, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur në liqen, shtetasi B. K., 62 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë roje në ambientet e zonës së Viroit, pranë Agjencisë së Shërbimeve Komunitare dhe Utilitare, në bashkinë Gjirokastër.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.
and then