
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër, ku një person është gjetur i pajetë në ujërat e liqenit të Viroit.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është një mashkull rreth 62 vjeç, i cili është gjetur i mbytur në liqenin që ndodhet në hyrje të qytetit.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
and then