Raportoi lajmin e rremë për vdekjen e babait të Messit, jep dorëheqjen prezantuesja e TV

Prezantuesja televizive argjentinase, Florencia Pena, ka dhënë dorëheqjen pasi raportoi në mënyrë të rreme se babai i Lionel Messit, Jorge, kishte vdekur.

51-vjeçarja e bëri këtë deklaratë për Jorgen, 68 vjeç, në emisionin El Shoë del Verano të Luzu TV në Argjentinë.

“I kërkoj falje familjes Messi për momentin e tmerrshëm që imagjinoj se po kalojnë. Më vjen thellësisht turp që kam qenë shkaku i kësaj dhimbjeje.

Duhet të sqaroj se këto informacione të rreme m’u dhanë gjatë transmetimit nga djemtë e redaksisë, siç është konfirmuar më pas edhe nga ekipi i produksionit të programit, por unë i besova. Dhe marr mbi vete të gjithë përgjegjësinë.”

Nuk ndihem mirë, ka qenë dhe vazhdon të jetë një moment shumë i vështirë për mua. I kërkoj falje familjes Messi dhe të gjithë atyre që janë ndjerë të prekur ose të lënduar nga kjo situatë. Faleminderit që më dhatë mundësinë të flas”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×