
Sulmuesi i Spanjës, Lamine Yamal preku çështje të ndryshme, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Jam gati për çfarëdo që dëshiron trajneri, por nuk jam gati për një ndeshje të plotë. Ndihem shumë mirë. Kam qenë jashtë fushës për një kohë të gjatë dhe mezi pres të dielën. Jam gati për çfarëdo që dëshiron trajneri, edhe nëse të qenit në formë nuk do të thotë se do të luaj. Zgjedh trajneri, por unë jam gati. Mendoj se është shumë herët për të luajtur një ndeshje të plotë. Nuk është e nevojshme. Po shërohem gradualisht dhe nuk është koha për të luajtur një ndeshje të plotë”, tha sulmuesi i Barcelonës.
Më pas ai rrëfeu se kishte frikë se mos humbiste Kupën e Botës për shkak të dëmtimit: “Të jem i sinqertë, në atë moment mendimet e mia ishin më shumë për Kupën e Botës sesa për klubin. Mendova menjëherë për këtë sapo u dëmtova. Përpara këtij viti, nuk isha dëmtuar kurrë, nuk kisha qenë kurrë jashtë fushe. Është pjesë e udhëtimit dhe të ndihmon të piqesh”
and then