Biseda me Romarion, Guardiola zbulon planet për të ardhmen: Pas Cityt, synoj të drejtoj një kombëtare

Pep Guardiola ka zbuluar se aventura e tij e ardhshme në futboll mund të jetë në drejtimin e një kombëtareje. Trajneri spanjoll, pas shumë vitesh në krye të klubeve më të mëdha evropiane, po mendon për një sfidë të re në karrierën e tij.

Në një intervistë me ish-bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Romario, Guardiola konfirmoi se kishte pasur kontakte me Federatën Italiane të Futbollit për të marrë drejtimin e Italisë, por oferta erdhi në një moment kur ai kishte vendosur të pushonte nga futbolli.

Kam biseduar me ta dhe ishte një nder i madh. Ishte një nga nderimet më të mëdha që kam marrë, fakti që më menduan për ta drejtuar Italinë”.

Nuk e di sa gjatë do të qëndroj larg futbollit. Për momentin ndihem shumë mirë. Por, nëse një ditë kthehem, do ta bëj kur ta ndiej se është momenti i duhur”.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×