Gazetari i News24, Osman Stafa provokohet nga 2 persona pas fjalimit në protestë. Bën denoncim në polici

Gazetari i News24, Osman Stafa denoncon provokimet që i janë bërë nga 2 persona pas fjalimit që ai mbajti në protestën e qytetarëve. Sipas kolegut me të cilin Stafa ndodhej në momentin e ngjarjes, një çift bashkëshortësh e kanë fyer për shkak të detyrës.

Ngjarja ndodhi teksa protestuesit po marshonin drejt Qytetit Studenti dhe gazetari së bashku me kolegun e tij ka qenë në qendër të Tiranës.

Persona të tjerë kanë ndërhyrë për të shmangur përplasjen dhe kanë njoftuar policinë e cila shoqëroi një burrë dhe një grua, ndërsa gazetari po bën denoncimin në komisariatin nr.3.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×