Gjendet e pajetë në banesë një 60-vjeçare në Maliq, dyshohet se kishte ndërruar jetë prej disa ditësh

Një 60-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në fshatin Sheqeras, në bashkinë e Maliqit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se gruaja kishte ndërruar jetë rreth tre ditë më parë.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa grupi hetimor ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore që do të ndihmojë në sqarimin e rastit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×