Shmanget ngjarja e rëndë/ Zjarri në kavaletat e ushqimit të bagëtive rrezikoi edhe banesën

Një zjarr i rënë mesditën e sotme ka rrezikuar djegien e një banesë në fshatin Gjatë, njësia administrative Krutje, Bashkia Lushnje.

Familjarët kanë qenë duke pushuar në orar dreke dhe kanë njoftuar nga komshinjtë që kanë parë që në oborrin e banesës po digjeshin kavaletat me bar të thatë dhe ushqim për bagëtitë.

Zjarri ka qenë i shpejtë dhe i ndihmuar nga temperaturat e larta ndërkohë që ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve të Lushnjes ka shmangur djegien e banesës. Kavaletat me ushqim për bagëtinë janë djegur totalisht por fatmirësisht zjarri është izoluar nga zjarrfikësit për të mos shkuar në banesë dhe banesat përreth.

Sipas zjarrfikësve në vendngjarje dyshohet për një zjarr aksidental pasi nuk raportohet për Shkëndija elektrike nga kabujt.

Edhe pse prej kohësh temperaturat e larta rrezikojnë seriozisht me zjarre, në zonat rurale zjarret kanë qenë jo të pakta duke djegur sipërfaqe të mëdha djerrë dhe duke rrezikuar seriozisht edhe banesa e biznese.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×