
Pavarësisht se kaloi si vend i parë, humbja e Gjermanisë 2-1 ndaj Ekuadorit lë shije të hidhur. Trajneri i njohur, Jul Ahmati, bëri analizën e tij në Botërori Amerikan në News 24.
“Në futboll pjesa më e rëndësishme është të luash pa objektiva. Gjithë skuadrat që dalin pa objektiva, dashje pa dashje, heqin “këmbën nga gazi”. Diferenca në këto nivele, kur bëhet kaq, çdo gjë shkon në krahun tjetër. Ekipi përballë është i motivuar dhe mund të marrë rezultat të mirë.
Në këtë takim, Gjermania nuk ishte mirë në mbrojtje.
Në rastin e “biskotave”, ekipet janë të edukuara që të qëndrojnë në ekuilibër. Gjëra të tilla nuk janë të parashikuara para ndeshjes, por ndodhin gjatë takimit.
Neuer? Rikthimi i Neuer gjë e mirë. Trajneri e ka menduar gjatë. Përvoja te portieri është e rëndësishme”.
and then