Turqia largohet me nder, SHBA mëson rivalin në raundin e 1/32

Turqia e eliminuar, largohet me nder nga Botërori pas fitores 3-2 kundër SHBA-ve në Los Angeles, duke regjistruar kështu fitoren e tyre të parë në Kupën e Botës që nga viti 2002.

Sfida u zhbllokua nga organizatorët që në minutën e 3′ nga Trusty ndërsa Gyler riktheu baraspeshën në minutën e 10′. Përmbysja u realizua nga Jilmaz në të 31′ duke e mbyllur kështu pjesën e parë. Në të dytën, amerikanët barazuan shpejt shifrat me Berhalter ndërsa fitorja iu dhurua Turqisë në minutën e 98′ falë golit të Ayhan.

Turqia tani do të kthehet në shtëpi pasi përfundoi në fund të grupit ndërsa Shtetet e Bashkuara, të cilat siguruan vendin e parë do të përballen me Bosnjë-Hercegovinën në 1/16 e finales së garës më 2 korrik në orën 01:00 në Santa Klara.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×