
Belgjika shkatërroi me shifrat 5-1 Zelandën e Re duke siguruar kualifikimin e Belgjikës në fazën eliminatore të Kupës së Botës. Në një ndeshje që duhej fituar patjetër nga të dyja ekipet, belgët kaluan në avantazh në minutën e 28′ me Trosard duke e mbyllur kështu pjesën e parë.
Në të dytën, ekipi i Rudi Garsias shënoi 4 gola, me Trosard, De Bryjne, Lukaku dhe Salemakers. Zelanda e Re shënoi golin e nderit në minutën e 84′ dhe i jep fund rrugëtimit të saj në Botëror duke e mbyllur në vendin e 4-t grupin G.
Ndërsa Belgjika kalon si e para e grupit dhe do të përballet me një ekip të vendit të tretë në 1/3 e finales të mërkurën ora 21:00.
and then