Sherr për pronat/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës Sokol Mulosmani, në pranga edhe 4 vëllezër

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani është arrestuar nga policia në Tiranë pas një konflikti për motive pronësie me vëllezërit e tij.

News24, mëson se në pranga kanë përfunduar gjithsej pesë persona, 4 prej të cilëve vëllezër.

Sipas informacioneve paraprake, Sokol Mulosmani është përfshirë mbrëmjen e së shtunës në një konflikt me tre vëllezërit dhe nipi i tij.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Njazi Meka”, në kryeqytet, ku përplasja mes familjarëve dyshohet se ka nisur për çështje pronësie. Pas njoftimit, forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke neutralizuar situatën dhe arrestuar personat e përfshirë. Rrethanat e plota të konfliktit janë ende nën hetim.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×