Zbardhen detaje nga aksidenti fatal në Pojskë/ 32-vjeçari dyshohet se kishte vjedhur makinën para përplasjes që i mori jetën

Janë zbardhur rrethanat e aksidentit me pasojë vdekjen e një 32-vjeçari në afërsi të fshatit Pojskë, në aksin rrugor Pogradec–Qafë Thanë.

Sipas informacioneve të siguruara nga hetimet, i riu, Amarildo Islamaj, 32 vjeç, me origjinë nga Vlora, dyshohet se kishte vjedhur automjetin me të cilin u përfshi në aksident fatal.
Burime policore bëjnë me dije se automjeti ishte marrë në fshatin Lëneshnicë, pasi çelësat ishin lënë brenda mjetit. Pas vjedhjes, 32-vjeçari është larguar me shpejtësi, por pak minuta më vonë është përfshirë në një aksident në aksin Pogradec–Qafë Thanë.

Përplasja ka rezultuar fatale për të riun, i cili ka pësuar dëmtime të rënda dhe nuk ka mundur të mbijetojë, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore në spital.

Policia e Komisariatit të Pogradecit ka marrë në pyetje edhe pronarin e automjetit, i cili ka denoncuar më herët vjedhjen e mjetit. Nga hetimet paraprake rezulton se 32-vjeçari është autor i dyshuar i vjedhjes së automjetit që u përfshi më pas në aksident.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×