Anglia tregon “dhëmbët”, triumfon 3-2 përballë Meksikës, në çerekfinale tani i sfidon Norvegjia e Haaland

Anglia ka kaluar në fazën çerekfinale të Kupës së Botës. Suksesi erdhi pas fitores 2 me 3 ndaj Meksikës në “Estadio Azteca”. Dopieta e Bellingham dhe goli i Kejn me penallti në minutën e 60-të siguruan fitoren. Kartoni i kuq për Kuansah në minutën e 54-të nuk i prishi llogaritë e skuadrës së Tuhel.

Dhe pse Meksika rihapi ndeshjen në minutën e 69-të nga penalltia, nuk ia doli të ndryshonte fatin e saj. Rezultati është historik në “Estadio Azteca” sa i përket Botërorit.

Anglia u bë përfaqësuesja e parë që mposht Meksikën në stadiumin e saj. Meksika kishte 10 ndeshje e pamposhtur në “Estadio Azteca” deri tani gjatë Botërorit. Në fazë çerekfinale Anglia do të përballet me Norvegjinë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×