
Humbja 1-0 ndaj Spanjës në Botëror ka shënuar fundin e një epoke për futbollin portugez. Sulmuesi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij me Kombëtaren, duke mbyllur një rrugëtim të jashtëzakonshëm me fanellën e kësaj përfaqësuesje.
Trajneri Shpëtim Duro, bëri analizën e tij, në Botërori Amerikan, në News 24.
“Vjen dita, por të të vijë si Ronaldos është e veçantë. Pavarësisht se ky kampionat nuk ka qënë ku duhet për të, është e kuptueshme. Periudha e këtyre sukseseve është e lidhur me Ronaldos”.
Shumë breza janë bërë tifozë me Portugalinë vetëm për shkak të Ronaldos. Është shumë e vështirë të arrihet Messi dhe Ronaldo për shkak të jetëgjatësisë.
and then