
Një skandal i madh po përfshin Argjentinën gjatë Botërorit. Gazeta “La Nacion” tregon se po hetohet se si po financohet Federata Argjentinase e Futbollit, që drejtohet nga Klaudio Tapia. FBI është përfshirë, ndërsa dyshohet se kanë qarkulluar rreth 300 milionë dollarë përmes llogarive të hapura në pesë institucione financiare.
Prokurorë federalë dhe agjentë të FBI-së po marrin dëshmi në lidhje me operacionet financiare. Për këtë do të shikohet nëse ndonjë nga transaksionet përbën vepër penale, si pastrim parash ose mashtrim.
Në qendër të hetimit qëndron kompania “TourProdEnter LLC’”, që i përket Habier Faronit dhe bashkëshortes së tij Erika Gillete.
Deri tani nga kompania në fjalë janë lëvizur të paktën 260 milionë dollarë në pesë banka amerikane. Ndërkohë vetëm një pjesë lidhet me shpenzime të AFA-s, pikërisht Federatës. Ndërkohë 57 milionë të tjera dyshohet se janë transferuar në shoqëri të ndryshme.
and then