Detaje të reja nga vrasja e Edmond Sulës/ Ekzekutimi nga një vrasës me pagesë, autori veproi i vetëm

Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i Edmond Sulës në Bërxullë. Burime për gazetarem e News 24, Xhensila Kodra bëjnë me dije se vrasja është kryer nga vrasës me pagesë dhe se autori ka vepruar i vetëm.
Dyshimet e para të grupit hetimor janë se ekzekutimi i Edmond Sulës është kryer nga vrasës me pagesë, nisur nga mënyra e organizuar e atentatit, ku autori ka vepruar i vetëm në momentin e ekzekutimit. Sipas burimeve, autori e ka pritur 50-vjeçarin deri në momentin kur ai ka zbritur nga automjeti dhe po hynte në banesën e tij, në Bërxullë dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë filmuar autorin teksa largohet në këmbë nga vendi i krimit.
Më pas, dyshohet se ai është marrë me automjet nga persona të tjerë që e kanë ndihmuar të largohet. Edmond Sula ishte një emër i njohur për Policinë e Shtetit, pasi në të kaluarën ishte proceduar për vepra të ndryshme penale, si rrahje, grabitje dhe konflikte të tjera.
Aktualisht, pista kryesore e hetimit lidhet me çështje pronësie. Ai merrej me shitblerjen e pronave dhe po verifikohen konfliktet e mundshme që mund të kenë lindur nga kjo veprimtari. Ndërkohë, familjarët e viktimës kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për ndonjë konflikt apo përplasje që ai mund të ketë pasur së fundmi me persona të tjerë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×