Tragjedi në Cërrik/ Policia jep detaje: Dy viktima dhe një i plagosur në aksidentin në aksin Mollas–Gostimë

Policia ka dhënë informacionin paraprak lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin rrugor Mollas–Gostimë, në territorin e bashkisë Cërrik, ku dy persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Sipas të dhënave zyrtare, në aksident janë përfshirë dy automjete, njëri i drejtuar nga shtetasi S. M., 38 vjeç, dhe tjetri nga shtetasi Qemal Çala ,rreth 63 vjeç.

Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e automjetit Q. Ç., i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Po ashtu, ka ndërruar jetë edhe pasagjeri që udhëtonte me të, Drilon Tabaku rreth 22 vjeç.

Nga aksidenti është plagosur edhe drejtuesi i automjetit tjetër, Sajmir Muça , 38 vjeç, i cili është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për të dokumentuar ngjarjen dhe për të zbardhur shkaqet e plota të këtij aksidenti tragjik.

Sipas identifikimit të viktimave, personat që humbën jetën janë Qemal Çala, 63 vjeç, dhe Drilon Tabaku, 22 vjeç.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×