
Një vatër zjarri ka rezultuar aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” të Vlorës. Zjarri ka rënë në një hapësirë me pemë të llojit pishë dhe shkurre që gjenden në disa prej shtëpive të banuara në zonën në fjalë.
Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme për të pastruar atë pjesë të territorit nga barishtet dhe shkurret, por flakët po përhapen si rrjedhojë e erës.
Ndërkohë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po mundohen të shuajnë zjarrin. Kjo është vatra e dytë aktive e zjarrit që bie në këtë zonë ditët e fundit.
and then