Finalja e Botërorit, Spanja vendos rekord të ri që në start dhe shpreson të ndjekë traditën e… Mbappe

Spanja ka vendosur një rekord të ri për sa i përket Kupës së Botës falë formacionit titullar që ka zgjedhur për sfidën ndaj Argjentinës në finalen e madhe.

Për herë të parë në historinë e turneut, një ekip paraqitet me dy lojtarë nën 20-vjeçarë në rreshtimin titullar, pasi pjesë e iberikëve janë Lamin Jamal dhe Pau Kubarsi.

Për më tepër, spanjollët shpresojnë të përsëritet historia, pasi sa herë që një ekip është paraqitur me lojtarë nën 20-vjeçarë në finale, ia ka dalë që në fund ta fitojë atë. Kështu ka ndodhur me Ruben Moran të Uruguait në vitin 1950, Pele me Brazilin në vitin 1958, Bergomin me Italinë në vitin 1982 dhe Mbape me Francën në vitin 2018.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×