
Trajneri i Spanjës, De La Fuente u shpreh i lumtur pas fitimit të Botërorit.
“Ne jemi Kampionë Bote. Jam i lumtur dhe krenar për lojtarët. Kemi mbyllur një kapitull shumë të rëndësishëm. Kemi fituar në çdo kategori. Për më tepër, ky është një ekip me një të ardhme të gjatë përpara. Po mendojmë për atë që vjen më pas.
Tani po mendoj për prindërit e mi dhe vëllain tim, jam krenar që jam spanjollë dhe që vazhdoj në këtë mënyrë.
Luajtëm një ndeshje shumë të mirë. Vetëm pritjet e shkëlqyera të Dibu na penguan. Fitorja kushton shtrenjtë, prandaj duhet ta vlerësojmë kur e arrijmë”, tha trajneri pas suksesit 1-0 ndaj Argjentinës.
and then