Aksident i rëndë në afërsi të rrethrrotullimit të Çermës, furgoni godet mjetin bujqësor, një i plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar në afërsi të rrethrrotullimit të Çermës, në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë. Sipas informacioneve paraprake, një furgon mallrash ka goditur nga pas një mjet bujqësor që drejtohej nga shtetasi Ajet Kullolli, 50 vjeç.

Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëmtime të rënda te drejtuesi i mjetit bujqësor. Pas mbërritjes në vendngjarje, ambulanca e ka transportuar menjëherë të plagosurin drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Në vendin e aksidentit kanë shkuar shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në përplasjen. Ky segment i autostradës Rrogozhinë-Lushnjë është kthyer më herët në një pikë problematike, pasi mjete bujqësore lëvizin shpesh nga tokat bujqësore drejt fshatit Çermë, duke krijuar rrezik për përplasje me automjetet që qarkullojnë në autostradë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×