
Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin për dy ish-zyrtarët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Artjol Saliasi dhe Gëzim Sala, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
Togat e zeza i kanë dënuar të dy ish-zyrtarët me nga 9 muaj burg, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi është ulur me 1/3, duke u konvertuar përfundimisht në 6 muaj heqje lirie.
Megjithatë, gjykata ka vendosur pezullimin e dënimit me burg dhe konvertimin e tij në 1 vit shërbim prove.
Dy ish-zyrtarët e AMP-së u hetuan pas dyshimeve se nuk kishin respektuar ligjin gjatë procedurës së ndjekur për punësimin në këtë agjenci të Muqi Shaljanit, i cili humbi jetën disa ditë pas atentatit të ndodhur në nëntor të vitit të kaluar në Rinas.
Në atë ngjarje të rëndë humbi jetën edhe Gilmando Dani, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit.
and then