
Skënderbeu i Julian Ahmatajt vazhdon përforcimet në merkato. Bardhekuqtë së fundmi kanë arritur akordin me ish-kampionin e Tiranës, Enur Totre. Tetovari ishte pa ekip që prej largimit nga Gjilani, teksa pritet të vazhdojë karrierën te skuadra korçare.
Gjatë karrierës së tij Totre ka fituar pesë trofe, 3 kampionate me Shkëndijën e Tetovës në sezonet 17/18, 18/19 dhe 20/21, kampion me Tiranën në sezonin 21/22 si dhe Kupën e Maqedonisë po me Shkëndijën e Tetovës në sezonin 15/16.
Për sa i përket karrierës, 29-vjeçari numëron 2 paraqitje me përfaqësuesen e Maqedonisë të Veriut, si dhe shtatë me Maqedoninë U-21.
Përvec Shkëndijës dhe Tiranës, mesfushori është aktivizuar edhe me Vorskla Poltavën, Sakaryasporin dhe Gjilanin.
and then