
E ardhmja e Rafael Leaos duket gjithnjë e më larg Milanit. Sulmuesi portugez pritet t’i bashkohet skuadrës në grumbullimin në Australi, por drejtuesit kuqezi po punojnë paralelisht për transferimin e tij.
Në avantazh për të siguruar shërbimet e Leaos është Fenerbahçe, e cila ka paraqitur një ofertë prej 42 milionë eurosh në formulën e huazimit me detyrim blerjeje. Megjithatë, Milani kërkon të paktën 50 milionë euro dhe synon një shitje përfundimtare. Në garë mbetet edhe Galatasaray, por oferta e klubit turk nuk i plotëson ende kërkesat ekonomike të kuqezinjve. Shitja e Leaos konsiderohet vendimtare për të financuar lëvizjet e ardhshme në merkato.
and then