
Tekniku i Dinamos, Ilir Daja ka folur para takimit të Conference League ndaj Aluminij.
“Barazimi? Sigurisht që është rezultat pozitiv. Por mbetet e hapur edhe për 90 minuta të tjera këtu në Elbasan. Avantazhi i vetëm që kemi është se ne njohim ambientin. Është një stadium që kemi luajtur shpesh herë dhe personalisht në këtë stadium kam edhe pjesën e fatit. Të fitoreve shpesh herë, që në kohën kur kam qenë trajner i Elbasanit.
Shtesat dhe penalltitë? Ne pretendojmë që ndeshja të mbyllet në 90 minuta, por sigurisht që kjo ndeshje me rezultatin e parë që ka shkuar drejt barazimit, mund të përgatitemi gjatë lojës për vazhdimësinë dhe shtesat. Besoj do zgjidhet brenda 90 minutave.
Besoj se ndeshja do zgjidhet nga episodet. Duhet të bëjmë sa më pak gabime. Dhe në ndeshjen e parë, goli që morëm ishte si shkak i gabimeve tona. Kur ndërtojmë nga poshtë, ka edhe risk brenda. Kjo do jetë pjesa që duhet të jemi sa më të kujdesshëm sepse besoj që duhet të jemi në ekuilibër. Në mënyrë që të kemi sa më pak situata përpara portës sonë”, u shpreh Ilir Daja.
and then