Jo vetëm rinia, por dhe prindërit e tyre në revoltë! Protestuesit marshojnë sërish drejt Ministrisë së Arsimit: Poshtë qeveria!

Protestuesit kanë rinisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, pasi kanë përshkuar disa nga rrugët e Tiranës, duke shoqëruar lëvizjen me thirrje kundër qeverisë.

“Rama jep dorëheqjen!”, “Poshtë qeveria!”, ishin disa nga thirrjet e protestuesve, të cilët vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

Marshimi zhvillohet në kuadër të protestave të studentëve, gjimnazistëve dhe qytetarëve, që prej ditësh po kërkojnë ndryshime dhe dorëheqjen e kreut të qeverisë.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×