VIDEO/ Shkrumbohet banesa private në Qytet Studenti, shpëtojnë mrekullisht nëna dhe dy fëmijët

Një banesë private është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30, në zonën e Qytetit Studenti.

Sipas informacioneve paraprake, në momentin e zjarrit në banesë ndodheshin një nënë e divorcuar dhe dy fëmijët e saj. Fatmirësisht, të tre kanë arritur të dalin në kohë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata janë dërguar për kontroll në spital por nuk kanë pasur dëmtime nga zjarri apo tymi.

Si pasojë e flakëve, banesa është shkrumbuar plotësisht, duke u bërë e pabanueshme.
Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura, por dyshohet për shkëndijë elektrike. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e ngjarjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×