
Situata nga zjarri në bashkinë Finiq vijon të mbetet kritike, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era e fortë që po fryn në zonë. Dy helikopterë janë angazhuar në operacionin për shuarjen e zjarrit, duke ndërhyrë nga ajri për të frenuar avancimin e flakëve.
Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, duke djegur sipërfaqe të mëdha me pemë frutore dhe ullinj. Ndërkohë, rreziku më i madh paraqitet për banesat në fshatrat Mesopotam dhe Kostar, në bashkinë Finiq, ku flakët janë afruar pranë zonave të banuara.
Forcat zjarrfikëse dhe strukturat vendore vijojnë përpjekjet për izolimin e vatrave të zjarrit dhe mbrojtjen e banesave, ndërsa kushtet atmosferike po e vështirësojnë ndjeshëm ndërhyrjen.
and then