Bayern i “mbyll derën” të gjithëve, Michael Olise është i pashitshëm. Bavarezët piketojnë zëvendësuesin e francezit për të ardhmen

Bayern Munich ka mbyllur çdo diskutim për të ardhmen e Michael Olise. Klubi bavarez e konsideron sulmuesin francez një nga shtyllat e projektit afatgjatë dhe nuk ka asnjë qëllim ta nxjerrë në merkato, pavarësisht interesimit të disa prej klubeve më të mëdha evropiane, mes tyre Real Madridi, Liverpooli dhe Manchester City.

Olise ka bindur plotësisht me paraqitjet e tij, duke u shndërruar në një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës. Drejtuesit e Bayernit kanë konfirmuar se ai do të mbetet pjesë e ekipit, ndërsa kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2029 dhe nuk përmban klauzolë largimi.

Me këtë qëndrim të prerë, kampionët e Gjermanisë japin një sinjal të qartë për rivalët: Michael Olise nuk është në shitje dhe pritet të mbetet një nga figurat kyçe të Bayernit edhe në sezonet e ardhshme.

Megjithatë bavarezët shohin nga e ardhmja e nuk duan të kapen të paprgatitur në asnjë moment. Nëse Olise do të largohet në të ardhmen, Bayern ka piketuar zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për Gibbs-White. Mesfushori i avancuar i Nottingham Forrest shikohet si profili ideal për tu integruar në skemat taktike të bavarezëve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×