Ndarja nga jeta e të riut që ëndërronte të bëhej futbollist, reagon presidenti Duka: Luftoi me kurajo, kemi humbur një…

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar për ndarjen nga jeta të Noel Curës, 15-vjeçarit që ëndërronte të bëhej futbollist.

Ai ishte pjesë e akademisë së Apolonisë dhe ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë dhe të vështirë me sëmundje të keqe.

Postimi i plotë

Sot futbolli shqiptar dhe të gjithë ne që e duam atë kemi humbur një fëmijë që kishte ende shumë ëndrra për të jetuar.

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Noel Curës, vetëm 15 vjeç, pas një beteje të gjatë dhe të vështirë me sëmundjen.

Noeli kishte ëndrrën e bukur për t’u bërë një futbollist i madh dhe e kishte nisur rrugëtimin e tij me Akademinë e FK Apolonia. Ai luftoi me kurajo dhe, së bashku me familjen e tij, nuk e humbi shpresën deri në fund.

Ndarja e tij e parakohshme është një humbje e rëndë për familjen, miqtë dhe mbarë komunitetin e futbollit shqiptar.

U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Cura, të afërmve, shokëve, trajnerëve dhe gjithë familjes së FK Apolonia.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×