
Një 24-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohet se përndiqte dhe kanoste një shtetas përmes profileve të falsifikuara në rrjetet sociale, me qëllim për t’i marrë një shumë parash.
Operacioni policor i koduar “Accountet” u finalizua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas marrjes së njoftimit për rastin.
Në pranga u vu shtetasi K. G., 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në flagrancë në momentin kur po merrte shumën monetare.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 24-vjeçari, duke përdorur profile të falsifikuara në platformat virtuale, ka përndjekur dhe kanosur shtetasin D. P., duke e shtrënguar për t’i dhënë një shumë parash.
Gjatë operacionit, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan një shumë parash dhe dy aparate celularë.
Policia bën me dije se vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale **“Përndjekja”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.
and then