Për cilën kompani shqiptare po flasin prestigjiozet evropiane?

Një shërbim i ri, që ka hyrë në Shqipëri, po tërheq vëmendjen e medias ndërkombëtare, si një zhvillim trasformues digjital, financiar.

Në fillim ishte Deutche Welle, e së fundmi edhe Business Insider dhe EU Business News , që po shkruajnë për hapjen e Jet Bank, modelin bankar 100% digjital, i ngjashëm me bankat digjitale që Europa i aplikon prej kohësh.

Shkrimet raportojnë se mbi 40,000 persona u regjistruan në listën e pritjes së Jet Bank brenda pak ditësh. Banka po ofron shërbime, produkte e benefite që një bankë 100% digjitale mund t’i ofrojë: një prej tyre është depozita, e ofruar me norma interesi deri në 4.7% fiks në vit, në varësi të afatit dhe produktit të zgjedhur.

Është ky një nga produktet me të cilat banka po mirëpret klientët e saj të parë, duke u dhënë një ofertë konkrete, për të provuar një eksperiencë bankare tërësisht digjitale dhe, njëkohësisht, për të përfituar më shumë nga kursimet e tyre.

Mediat ndërkombëtare evidentojnë faktin se Jet Bank është lincesuar konform ligjeve dhe rregullave nga Banka e Shqipërisë. U referohen deklaratave të Drejtoreshës Ekzekutive të Jet Bank, Fatbardha Rino, e cila garanton se banka i është nënshtruar kontrolleve dhe vlerësimeve nga nëntë institucione vendase dhe ndërkombëtare.

Misioni i Jet Bank ka qenë që të sjellë në Shqipëri: bankë 100% online, me ofertat më të mira në treg e me shërbime që ju përgjigjen në kohë reale e pa kosto, kërkesave të klientëve. Shqiptarët e kanë përqafuar. Mediat europiane e kanë vendosur në fokus, si modelin që i mungonte Shqipërisë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×