Sherri mes dy shitësve të biletave degradon në plagosje me thikë në portin e Vlorës, arrestohet autori

Një konflikt banal mes dy shitësve të biletave për anijet turistike ka përfunduar me plagosje me thikë në portin e Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë konfliktit, shtetasi Edmond Gorishova ka goditur me thikë shtetasin Dhimo Thomini.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar. Ndërkohë, i plagosuri është transportuar me ambulancë për të marrë ndihmë mjekësore.

Nuk dihen ende detaje të mëtejshme mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurit dhe rrethanat e plota të konfliktit. Hetimet vijojnë për zbardhjen e ngjarjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×