
Arena e Lajmit ka siguruar pamjet e plagosjes në Vlorë, ku shtetasi Edmond Gorishova ka goditur me thikë shtetasin Dhimo Thomini.
Autori pasi ka kryer krimin është larguar me vrap.
Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar. Ndërkohë, i plagosuri është transportuar me ambulancë për të marrë ndihmë mjekësore.
Nuk dihen ende detaje të mëtejshme mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurit dhe rrethanat e plota të konfliktit. Hetimet vijojnë për zbardhjen e ngjarjes.
and then